Po transportonte të sëmurin, përmbyset ambulanca në autostradën Tiranë-Lezhë

Një ambulancë që po transportonte një të sëmurë nga Rrëshen ka dalë nga rruga dhe është përmbysur këtë të mërkurë në autostradën Tiranë-Lezhë, në afërsi të një karburanti.

Paraprakisht raportohet se nga ngjarja kanë mbetur të plagosur 5 persona. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia.