17 Nëntor Dita Botërore e Lindjeve të Parakohshme

Lindja e parakohshme është shkaktari kryesor i vdekshmërisë tek të porsalindurit dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore kronike të mushkërive, vonesa në zhvillim dhe paralizë cerebrale.

Lindje e parakohshme e bebit, konsiderohet lindja përpara javës së 37-të të shtatëzanisë, pavarësisht peshës së tij.

Për parandalimin e lindjes së parakohshme është e rëndësishme që gjatë shtatëzanisë gruaja të ndjekë një stil jetese të shëndetshëm, bazuar në një dietë ushqimore të pasur dhe duke ndjekur në mënyrë të rregullt rekomandimet e mjekut.

Statistikat tregojnë se shifrat e lindjeve të parakohshme kanë pësuar rritje.

Ndaj dhe dita Botërore e Bebeve prematurë është për të luftuar dhe tërhequr vëmendjen ndaj problemeve dhe dhimbjes që ajo shkakton.