Ardita Sinani, këshilltare politike e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është takuar me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajramin, me të cilin ka biseduar pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“Bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale rreth Kosovës, por edhe për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilët mbetën të diskriminuar dhe të shtypur, gjë që konfirmohet edhe nga raportet e ndryshme zyrtare të instancave të Bashkimit Evropian dhe të administratave të njëpasnjëshme amerikane”, ka shkruar Sinani në Facebook.
Ajo ka theksuar se harmonizimi i standardeve të të drejtave të komuniteteve jo shumicë midis dy vendeve dialoguese, Kosovës dhe Serbisë, është në interes të paqes së nesërme midis tyre dhe jo vetëm.
“Ambasadorin Bajrami dhe stafin e Ambasadës së Republikës së Kosovës e falënderova posaçërisht për kontributin dhe angazhimin e dhënë në këtë drejtim”.