Presidentja Vjosa Osmani ka dalë me një reagim pasi Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për targa në Bruksel.
Ajo falënderon ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier dhe Qeverinë e SHBA-së për angazhimin e tyre aktiv në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel.
“Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova është mirënjohëse”, shkroi ajo në Twitter.