Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Komunën e Podujevës, ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët llapjanë.
Ajo ka njoftuar se Podujeva pas mamografit, brenda muajit ka bërë dixhitalizimin e rëngenit në pesë vende të ndryshme.
Qendra e Mjekësise Familjare, Emergjenca dhe Ambulantat në Kërpimeh, Orllan dhe Lluzhan, do të bëjnë rengenin.
Njoftimi i plotë:
Filluam me digjitalizerin e ri të mamografit për të vazhduar brenda muajit me digjitalizimin e rëngenin në Mjekësi Familjare, Emergjencë, në Qendrat; Lluzhan, Orllan dhe Kërpimeh – projekt ky i financuar nga buxheti komunal dhe projekti i parë në kujdesin parësor shëndetësor në Kosovë. Të përkushtuar në avancim të teknologjisë dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore.