Lëvizja për Demokraci ka thënë se sot duhet të protestohet para QKUK-së, ku sipas tyre “mjekët asnjë hap nuk e bënë për ta shpëtuar foshnjën, por e lanë viktimën me orë të tera të shtrirë para spitalit”.
Reagimi:
Lëvizja për Demokraci: Sot duhet të protestohet para QKUK-së, mjekët asnjë hap nuk e benën për ta shpëtuar foshnjën, por e lanë viktimën me orë të tera të shtrirë para spitalit.
Lëvizja për Demokraci: Sot u pa dështimi i sektorit të Shëndetësisë dhe menaxhmentit të QKUK-së, të cilët asnjë përpjekje nuk e benën për ta shpëtuar foshnjën, ku viktima shtatzëne ka qëndruar me orë të tëra e shtrirë para spitalit dhe stafi mjekësorë as nuk ju kanë ofruar për ti dhënë ndihem.
Me këtë rast prokuroria e shtetit duhet të fillojnë hetimet urgjentisht, dhe të mirren masa ndaj personave përgjegjës për këtë akt jo njerëzorë.