Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, mbrëmë ka njoftuar se ora e parë e mësimit sot do t’i kushtohet Aftësisë së Kufizuar, gjë që do të bëhet per nderë të shënimit të 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
MAShTI ka bërë të ditur se në lidhje me këtë, i ka njoftuar me kohë Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe institucionet arsimore.
“MAShTI i ka njoftuar me kohë Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe institucionet arsimore për këtë orë mësimi, e cila ka për qëllim vetëdijësimin e nxënësve në shkollat e Kosovës për Aftësinë e Kufizuar dhe ndërgjegjësimin mbi të drejtat e tyre”, njofton MASHT-i.