Podujevë; Mërgimtarët sigurojnë donacion për shkollat për fëmijët me nevoja të veçanta

Mërgimtari nga Podujeva, që jeton në Velbert të Gjermanisë, Rrahman Islami, ka njoftuar për sigurimin e një donacioni për shkollat për fëmijë me nevoja të veçanta, në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Ai ka falenderuar të gjithë kontribuesit për këtë donacion.

Shkrimi i plotë i Rrahman Islamit:

Të nderuar bashkëqytetarë, të dashur miq!
Si edhe shumë herë të tjera, edhe këtë fundvit, Shoqata e Partneritetit ‘’Velbert-Podujevë” , me angazhimin e pandalshëm (jo të palodhshëm) dhe bashkëpunimin e kontribuuesve tanë dhe miqve gjerman të kësajë shoqate, kësaj radhe ia arritëm të organizojmënjë donacion për shkollat për fëmijë me nevoja të veçanta të komunës së Podujevës.
Materiali i dedikuar, është ndarë në bazë të vlerësimit të bërë nga ne dhe bashkëpunëtorëve tanë , drejtorët e shkollave “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë dhe “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik.
Në realizimin e këtijë projekti, kontribut të çmuar dha Zonja Margit Benemann nga Shoqata Pro-Mobil nga Velberti si dhe mësuesja Zonja Qëndresa Islami , me shkollën “Sophie Scholl Gesamtschule” nga Remscheid .
Vlenë të theksohet se realizimi i këtijë projekti gjithsesi do të ishte më i vështirë dhe më kostoz, pa ndihmën e mikut tonë Z. Naser Jonuzi nga Kompania “Barileva Tours” të cilët janë mbështetja jonë e sigurt në transportimin e të gjitha materialeve të grumbulluara për donacion drejt vendlindjes, deri në destinacion, për çka, edhe kësajë radhe i falenderojmë sinqerisht!
Organizimi i projekteve të tilla përmes bashkëpunimit me miqt tanë, na jep mundësinë që të bëjmë sadopak e t’ua kthejmë buzëqeshjen dhe t’ua lehtësojmë përditshmërinë fëmijëve tanë me nevoja të veçanta!

Me respekt të përjetshëm për ju ,
Kryetari i Shoqatës “Velbert-Podujevë”
Z. Rrahman Islami
Velbert, Germani