Trupi i Sokol Halilit, burrit që vrau ish-gruan e tij shtatzënë para Gjinekologjisë, është dërguar në Emergjencë.
Kështu merr vesh Klan Kosova.
alili u gjet nga Njësia Speciale në shtëpinë e tij, dhe pasi ka refuzuar të dorëzohet ka vrarë veten, njofton Klankosova.tv.
Lajmin për vetëvrasjen e tij e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla në Facebook.