Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Rasti ka ndodhur në Podujevë.
Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar: dy armë zjarri, 35 fishekë dhe një shufër metali.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.