Mbrëmë gjatë debatit në Favorit në T7, ish futbollisti Liridon Leci pati një debat me analisten dhe aktivisten Zana Avdiu
Gjatë debatit në emisionin “Favorit” që transmetohet në T7, analistja dhe aktivistja Zana Avdiu ka pasur një debat të ashpër me Liridon Lecin, ish futbollist.
Një postim i Zanës u bë viral nëpër rrjete sociale, e ku ajo kritikonte “gjestin” e Granitit që kishte bërë në minutat e fundit të pjesës së parë kundrejt pankinës rezervë të Serbisë.
Ish futbollisti Leci tha se edhe ai do ta kishte bërë “gjestin e njëjtë”, kur Avdiu tha se “ky është një reagim i mjerë”.
Në anën tjetër, sot, ish futbollisti Leci ka autorizuar avokatin Nasuf Hasani për të ngritur padi për fyerje ndaj Zana Avdiu.
“Liridon Leci, sot më besoj autorizimin për ta përfaqësuar nê gjykatë sa i përket parashtrimit tê padisë për fyerje nga Zana Avdiu!”, ka treguar me anë të një statusi në Facebook, avokati Leci.