Ministrja Haxhiu: Janë rritur rastet e dhunimeve seksuale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se protokolli shtetëror për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale është një nga dokumentet më të rëndësishme që ka hartuar Ministria e Drejtësisë.

“Të dhënat tregojnë që ka një numër të madh të rritjes së dhunimeve seksuale. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, janë 311 raste të ekzaminimit të mjekësisë ligjore”, tha Haxhiu.

Ndërkohë, shefi i misionit të EULEX-it të Kosovë, Lars Gunnar Wigemark tha se 85 për qind të rasteve të dhunës seksuale të raportuara kanë qenë gra nën moshën 18-vjeçare.

“Për shkak të stigmatizimit meshkujt nuk duan që të raportojnë këtë. Dhe sidomos grupi LGBTI hezitojnë… Ky protokoll tregon përkushtimin e qeverisë, për t’i drejtuar këto viktima në mënyrë të duhur sa i përket drejtësisë”, ka shtuar ai.

/GazetaSinjali/