Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar shtyerjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri, pas incidenteve të fundit atje.
Me një reagim në Twitter, Rohde ka thënë se pajtohet me ambasadorin amerikan për shtyerjen e zgjedhjeve në Veri.
“Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani”, ka shkruar Rohde./Indeksonline/
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/12/43ter.jpg)