Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin e fundit sa i përket çmimeve të artikujve bazë në tregun Kosovar.
Sipas raportit, përveç zbritjes së çmimeve të derivateve, asnjë produkt tjetër nuk ka pësuar rënie.
Madje disa artikuj, siç është mielli, mishi, kafja, detergjenti i rrobave, kanë pësuar rritje të çmimit
Rikujtojmë se çmimi i lartë i naftës kishte ndikuar në ngritjen e secilit produkt në treg, por tani kur karburantet kanë rënë, shporta e konsumatorit ka mbetur e njëjtë.
Ditë më parë, kryetari i naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë për IndeksOnline se kryeministri Albin Kurti tani duhet të marrë masa ndaj bizneseve të cilat nuk po zbresin çmimet e produkteve bazë.
“U rrit nafta, u rriten çmimet. Muajin e fundit kemi rënie për 25% të çmimit të naftës por kjo nuk po vërehet edhe nëpër supermarkete të cilat vazhdojnë t’i mbajnë çmimet e larta”, ka thënë Berjani.