Vetaksident në Dumnicë të Podujevës, dyshohet për katër të lënduar (Foto)

Në adresë të Llapi.info, është raportuar nga disa lexues se në mesnatë ka ndodhur një vetaksident në fshatin Dumnicë të Podujevës.

Ani se nuk dihet zyrtarisht, dyshohet se katër persona kanë mbetur të lënduar.

Në pamje shihet një veturë e tipit “Vokswagen – kombi”, i rrokullisur pranë rrugës.

Në vendngjarje, përveç Policisë, kanë dalur edhe ekipet mjekësore dhe ato të zjarrfikësve.

Llapi.info ka tentuar ta konfirmojë zyrtarisht informatën nga Policia e Kosovës, por që nuk janë lajmëruar në thirrjet e redaksisë.