Ky është u.d i drejtorit të QKMF-së në Podujevë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë është pa drejtor tash e disa muaj, shkruan Llapi.info.

Kjo, pasi që tashmë ish-drejtori i kësaj qendre, Ymer Llugaliu, pati dhënë dorëheqje “për arsye personale”.

Në anën tjetër, kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në një postim në Facebook, duke treguar për pajisjen me laborator për QMF-në ë Lluzhan, ka thënë se këtë vizitë e ka bërë bashkë me u.d e drejtorit të QKMF-së, Bajram Bajgora.

“Bashkë me drejtoreshën e Shëndetësisë, Adelina Stublla, u.d drejtorin e QKMF-së Bajram Bajgora dhe stafin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lluzhan kemi përuruar laboratorin biokomik në këtë qendër’, ka shkruar ai.

Ymer Llugaliu, i cili ka qenë në krye të QKMF-së që nga dhjetori i vitit 2020, fillimisht si ushtrues detyre e nga marsi i vitit 2021 i zgjedhur me konkurs, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë qe një muaj. Në letrën dërguar zyrtarëve komunalë ka shkruar se dorëheqje ka dhënë për arsye personale e profesionale./Llapi.info