Llapi.info ka raportuar sot për një rrahje që i ka ndodhur një personi zyrtar në Podujevë.
Ani pse Policia e Kosovës e kishte “fshehur” pozitën e tij, portali ka mësuar se i sulmuari është një zyrtar policor.
I njëjti është sulmuar në pikën kufitare në Merdar, kurse i dyshuar është një rreth 30-vjeçar.
Ky i fundit kishte shkuar ta përcjellë një familjar të tij për në mërgim në këtë pikë kufitare, por që kishte qenë në kërkim nga organet e rendit, gjykata.
Ai fillimisht kishte rezistuar, e më pas ka sulmuar policin kufitar. I njëjti kishte arritur të largohej nga vendi i ngjarjes, por që më pas është kapur nga Policia e Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar sot edhe Policia e Kosovës.
“Podujevë 14.12.2022-19:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info