Përparim Rama, kryetari i Komunës së Prishtinës, në shoqërim me myftiun Naim Tërnava, sot kanë inspektuar punimet në Xhaminë Qendrore.
Gurthemeli i kësaj xhamie ishte vënë në tetor të vitit 2012. Xhamia e Madhe do t’i ketë katër minare dhe ndodhet përballë Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK) në Prishtinë.