Kur do të përfundojë rruga Prishtinë-Podujevë, jep detaje ministri Aliu!

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me zëvendësministri Hysen Durmishi,  dhe kryetarin e Podujevës, Shpetim Bulliqi, kanë mbajtur sot një konferencë për media.

Ata aty kanë folur rreth punimeve që kanë mbetur ‘zvarrë’ tash e sa kohë në rrugën, Podujevë-Prishtinë.

I pyetur nga gazetarët se kur pritet të përfundojë kjo rrugë, ministri Aliu, ka thënë se punimet parashihen të zgjatin maksimumi tri vite. /IndeksOnline/