Sveçla: S’jemi të interesuar për luftë, Serbia po angazhohet që barrikadat të prodhojnë viktima

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dalë më një deklaratë pasi edhe sot në veri të vendit janë vendosur edhe dy barrikada të reja nga serbët lokalë.

“Nuk jemi të interesuar për luftë por angazhohemi për luftim të krimit dhe terrorizmit brenda shtetit tonë. Kjo i pengon Serbisë sepse ndër vite ka mirëmbajtur në të gjitha format grupet kriminale në veri të vendit”, ka shkruat Sveçla.