Bulliqi: KFOR-i dhe institucionet e Kosovës duhet të marrin veprime konkrete që të hiqen barrikadat

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka folur rreth situatës së krijuar në veri të Kosovës.Bulliqi tha se KFOR-i dhe institucionet e vendit duhet të marrin veprime konkrete që t’i heqin barrikadat nga veriu.

“Faktori ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime konkrete që këto pengesa, qoftë brenda qoftë jashtë territorit të bëhet zhbllokimi i rrugëve dhe të krijohen kushtet për lëvizje të lirë. Sa për barrikadat në pjesën veriore, besoj që KFOR dhe institucionet e Kosovës duhet të marrin veprime konkrete që ato të lirohen”, ka thënë Bulliqi para gazetarëve, njofton Klankosova.tv