Një person është rrahur nga tre persona tjerë në Podujevë, raporton Llapi.info.
Si pasojë e kësaj, viktima i cili u përball me tre të dyshuar ka pësuar lëndime trupore.
Në këtë rast, siç thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës, është përdorur edhe një thikë nga njëri prej të dyshuarve, i cili ka qëlluar viktimën në krah.
“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile”, bën të ditur Policia e Kosovës, raporton tutje Llapi.info.
Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit i, cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./Llapi.info