Podujevë: Në gjendje të dehur thyen një lokal dhe vodhi gjësende

Një burrë në Podujevë në gjendje të dehur ka thyer një lokal.

Ai po ashtu ka vjedhur disa gjësende, poqë më pas ato gjëra i janë kthyer pronarit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, të martën.

“Rr. Xhemajl Mustafa, Podujevë 10.01.2023 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur kishte thyer një lokal dhe nga aty kishte arritur të marr gjësende të ndryshme. Gjësendet e vjedhura i janë kthyer pronarit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.