Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se e ka shkarkuar ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë në QKUK, Rifat Brahimaj, raporton Express.
Sipas SHSKUK’së, kjo është bërë “pas analizës së situatës së fundit” në këtë klinikë.
Në vend të tij, ushtrues detyre është caktuar Shpejtim Shurdhiqi.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se pas analizës së situatës së fundit në Shërbimin Klinik të Kardiokirugjisë, është liruar nga detyra e ushtruesit të detyrës së drejtorit, Dr. Rifat Brahimaj. Ushtrues detyre i drejtorit të Shërbimit të Kardiokirugjisë në QKUK është caktuar Dr. Shpejtim Shurdhiqi”, thuhet në njoftim.