Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që kjo javë do të shoqrëtohet me riga shiu.
Java do të nis me mot kryesisht të vranët, vende-vende pritet të ketë edhe riga të dobëta shiu, për të vazhduar me mesjavë me reshje mesatare dhe të larta.
Temperatura më e ulët do të shënohet sot në Dragash, -2 gradë Celsius, teksa të mërkurën dhe të ejëtën, temperatura më e lartë do të shënohet 17 gradë Celsius.
Ky është njoftimi i plotë i IHMK-së:
Të hënën- Mot kryesisht i vranët dhe vende –vende me riga te dobëta shiu..
Të martën- Mot me vranesira të dendura dhe mjaft dinamik, i shoqeruar me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Në shumë pjesë të Kosovës , kryesisht pjesët veriore dhe perëndimore rrezikohen nga vërshimet.
Të mërkurën- Mot kryesisht i vranet dhe me riga te dobeta shiu. Grafiku në fushat termike do të shënoj vlera te larta te temperaturave,dukshëm mbi vlerat e mesatareve.
Të enjten- Mot i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Nuk përjashtohet mundesia të kemi vershime në shum vende, kryesisht në pjesën veriore, veriperëndimore dhe perendimore të Kosovës
Të premten- Mot i vranët , reshjet e shiut do të dobësohen dukshëm në gjithë territorin e vendit.
Në fundjavë parashihet të kemi masa të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit, gjë që do të ndikoj dukshëm në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Reshjet e parashikuara për fundjavë,parashihen të jenë në formë dëbore.