Podujevë: Gjendet një person i alivanosur në fushë, ndërron jetë në Emergjencë

Një person është gjetur i alivanosur në një fushë në Podujevë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:50.

Policia ka bërë të ditur se ekipi mjekësor ka dalur në vendin e ngjarjes, për të marrë viktimën të cilën e ka dërguar në trajtim mjekësor.

“Mjeku kujdestar nga emergjenca ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë” thuhet në njoftimin policor.

Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për obduksion.

Rasti është inicuar si “Hetim i vdekjes”.