Ngjarjet e datës 18 janar 2023
Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së, ora 9:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban mbledhje. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:00)
Mbahet konferenca përgatitore për gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. (Hagë, ora 9:30)
Kuvendi i Republikës së Kosovës mban vazhdimin e seancës plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)
Ministria e Punëve të Brendshme lanson Pilot-Projektit për Lidhjen e Qytetarit me Adresë Unike. (Ministria e Punëve të Brendshme, ora 10:00)
Partia Social Demokratie mban aksion simbolik pranë objektit të qeverisë. (Te objekti i Qeverisë, ora 11:00)
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ia dorëzon çmimin për të Drejtat e Njeriut të Republikës Franceze “Liri, Barazi, Vëllazëri”, Magbule Hysenit, drejtoreshë e OJQ-së EcoKosWomen. (ora 18:00)