Mediat bojkotojnë konferecën e Muratit, sqarohet zëdhënësi i Qeverisë

Mediat kanë bojkotuar konferencën që rëndom mbahet pas mbledhjes së qeverisë, shkak u bë vononesa prej 40 minutave e ministrave për të dalë para gazetarëve.

Në konferencë pritej që të dilnin ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ajo e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Kjo praktikë e vonesave në konferencë po ndodh shpesh pas mbledhjeve të qeverisë.

Paraprakisht, askush nga qeveria nuk njoftoi se do të ketë vonesa, por pasi i panë mediat te dalin, u arsyetuan se ka pasur edhe një mbledhje të brendshme të ministrave, pas mbledhjes së rregullt.

Lidhur me këtë, ke reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Shprehim keqardhje për atë që ndodhi sot. Vonesat në fillimin e konferencës për media ishin të arsyeshme meqë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kishte një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar. Mbajtja e konferencës pas mbledhjes së Qeverisë ishte paralajmëruar paraprakisht. Me gjithë konsideratën për punëtorët e medieve që ishin prezent në ndërtesën e Qeverisë, besoj shumë që kjo situatë ka mundur të shmanget. Konferencat për media pas mbledhjes së Qeverisë janë me interes për publikun. Sot nuk pati konferencë për media sepse interesi publik nuk u vendos në rend të pare”.