Rritet presioni për asociacionin, ambasadori gjerman përkrah deklaratën e Chollet për këtë çështje

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është plotësisht dakord me deklaratën e këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, që të ecet përpara me diskutimet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Jam plotësisht dakord: është shumë e rëndësishme të çojmë përpara diskutimin për Asoaciacionin”, ka shkruar Rohde në Tëitter.