Minatorët e minierës me flotacion kanë hyrë sot në grevë. Kështu është bërë e ditur në një njoftim nga Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës.
“Ju njoftojmë se sot minatorët e Minierës me Flotacion, janë futur në grevë brenda në minerë (në galeri)”, thuhet në njoftim.
Nderkohë Sidikata e Punëtorëve ka bërë të ditur se kërkesat e tyre janë :
1. Realizimi pagës mujore me kohë nga data: 06-10.
2. Shkarkimi i menagjmentit (kryeshefit)
3. Sigurimi shëndetsor dhe kushtet e punës.