Kosova nuk ka pranuar planin e BE-së për Asociacionin!
Kështu ka bërë të ditur këshilltari për media i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
Klisman Kadiu, në një reagim zyrtar, ka thënë se raportimet e sotme se Kosova ka pranuar planin për Asociacionin janë të gabuara dhe të pavërteta.
Sipas tij, një gjë e tillë nuk është pohuar në përgjigjen e Qeverisë ndaj ftesës së BE-së për dialog.
Kadiu thotë se bëhet fjalë për vazhdimin e diskutimeve për plan të ri, që përfshin zbatimin e plotë të marrëveshjes bazike dhe diskutimet për një draft të nenit të Shtatë të saj.
Thënë shkurt, sipas Kadiut, bëhet fjalë vetëm për vazhdim të diskutimeve.
Kadiu ka publikuar edhe përgjigjën e plotë të Qeverisë, drejtuar BE-së.