A duhet të nisë seanca e jashtëzakonshme, AAK e VV nuk pajtohen

Shefja e grupit parlamentar të Levizjes Vetëvendosje Mimza Kusari Lila dhe shefi i grupit parlamentar te AAK-së Besnik Tahiri , janë përplasur sa i përket përfundimit të senacës se parë se nisjes së seancës tjetër

Tahiri ka kërkuar që menjëherë të nisë seanca e jashtëzakonshme, ndërsa Mimoza Kusari ka thënë që fillimisht të përfundojnë punimet e seancës që nisi në orën 10:00.

“Me gjithë respektin për kërkesën dhe insistimin e z.Tahiri për me fillu seanca e jashtëzakonshme, asnjë herë në këtë legjislaturë nuk ka qenë praktikë, ose të paktën nuk kemi arritur të fillojmë seancën në kohën kur është caktuar. Kjo seancë ka filluar me 40 minuta vonesë dhe insistojmë që të përmbyllen punimet e seancës së datës 28 shtator dhe 4 tetorit për t’u hapur punimet e seancës së jashtëzakonshme”, tha ajo.

“Du me pasë një deklarim a do të rrinë në seancë të diskutimit për koeficientin apo jo. Dua ta di a do të rrijë VV në seancë”, tha Tahiri

Ai poashtu tha se janë pajtuar që seanca e jashtëzakonshme të nisë në orën 12:00 dhe jo në orën 10:00 në mënyrë që të kryhen disa votime , ndësa shefja e grupit parlamentar te VV-së muk iu pëgjigjë kësaj kërkese