Kosova e shijon pozitën më të lartë në renditjen e FIFA-s , ngritje ka edhe ajo e Shqiperisë

Kombëtaja e Kosovës në futboll ka pësuar ngritje në renditjen e FIFA-s për muajin tetor duke u ngritur për 6 pozita më lartë krahasuar me muajin paraprak , ngitje kjo e cila është më e larta që nga pranimi e Kosovës në FIFA , dhe UEFA

. Dardanët gjendeshin në pozitën e 111-të gjatë muajit shtatorë ndërsa tani kombëtarja jonë renditet e 105-ta

Kujtojmë se Kosova e mposhti Andorrën në këtë muaj në udhëtim me rezultat 3:0, ndërsa loja me Izraelin u shty si pasoj e situatës së rëndë të krijuar në këtë vend muajve të fundit.

Në nëntor, Kombëtarja do t’i zhvillojnë tri ndeshje, atë me Izraelin, me Zvicrën dhe në fund Bjellorusinë, kur edhe do ta mbyllin ciklin kualifikues për Euro 2024. /RadioVizioni/

Ndërkohë ngritje ka pasur edhe kombetarja shqiptare , kuqezinjtë renditen në vendin e 59-të, ndërsa muajin e kaluar ishin në pozitën e 62-të.