Sot dy ndeshje të xhiros së fundit në basketboll

Sonte zhvillohen dy ndeshje të xhiros së fundit të Superligës së Kosovës në basketboll. Prej orës 20:00 takohen Bashkimi e Peja dhe Sigal Prishtina e Vëllaznimi.

Ndeshja Bashkimi – Peja luhet në “Karagaçi”, pasi ndeshja e kaluar në të cilën Peja ishte vendase ishte zhvilluar në “Sezai Surroi” në Prizren.

Ndërkohë ndeshja Prishtina – Vëllaznimi luhet në Gjakovë.

Stinori i rregullt mbyllet me ndeshjen Golde Eagle Ylli –Trepça, që është të enjten prej orës 20:00.

“Fitorja është e domosdoshme për të arritur kualifikimin direkt në gjysmëfinale të plejofit”, ka shkruar Peja.

Peja aktualisht është e treta me 45 pikë, sa i ka Ylli në pozitën e dytë. Tashmë dihet që Trepça starton në plejof prej pozitës së parë Prishtina prej pozitës së katër, Vëllaznimi prej pozitës së pestë e Bashkimi prej të gjashtës.