Konjufca: Kosova e gatshme për t’u bërë pjesë e OKB-së dhe BE-së

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca Në Konferencën e mbajtur për hartimin e Agjendës Transformuese të Kosovës ai tha se nevojitet bashkëpunim nga të gjitha shtetet për të arritur barazi dhe mirëqenie pa dallim.

Konjufca poashtu tha se :

“Nevojitet solidariteti e bashkëpunimi, jo vetëm i njerëzve por edhe i shteteve, i vendeve të zhvilluara në ato vende të cilat sidomos janë në fazat e hershme të zhvillimit të tyre, ashtu që të sfidohet mungesa e elementeve bazike të jetesës. Pikërisht ky mendoj që është qëllimi Agjendës 2030 të Kombeve të Bashkuara, solidaritet e përpjekje e përbashkët për të nxitur barazinë, prosperitetin, mirëqenien për të gjithë pa dallim. Kosova edhe pa qenë anëtare e Kombeve e Bashkuara është nënshkrues e Agjendës 2030, ka dhënë zotimin për të kontribuar në përpjekje të përbashkëta globale, për zhvillimi të qëndrueshëm. Duke qenë se kjo Agjendë është komplementare në atë agjendën evropiane, zbatimi i suksesshëm i saj jam i bindur që na ofron në dy mekanizmat të rëndësishme, ku një ditë edhe ne synojmë të jemi pjesë e tyre, edhe e Kombeve të Bashkuara edhe e Bashkimit Evropian” tha Konjufca

“Në këndvështrimin tim Agjenda 2030-të, duke qenë se është e ndërtuar në formën e një plani zhvillimor për të gjithë sektorët që kërkojnë ndërhyje institucionale e ndihmon Kosovën shumë për të projektuar edhe më të sigurt të ardhmen e vet. Prandaj, ne kemi bërë hapa tutje në këtë drejtim. Institucionet tona janë përgjigjur ftesës së Kombeve të Bashkuara për të hartuar një Agjendë transformuese dhe të matshme, e cila ndihmon zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm me hapa të përshpejtuar. Për Kosovën kjo Agjendë duhet të shihet si një mundësi për të dëshmuar aftësitë që i ka Kosova për tu bërë pjesë e iniciativave globale, si kjo që është shumë me rëndësi, agjenda 2030, si dhe për të marrë rol kontribuues drejtpërdrejt në çështje globale si kjo, si mundësi e vendit, shtetit tonë për integrim edhe më të madh në arenën ndërkombëtare së bashku me të gjitha shtetet e botës” shtoi më tej Konjufca.