Hovenier: Ka urgjencë për implementimin e Asociacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një konferencë për media ka thënë se ka urgjencë nga vendet e Bashkimit Evropian për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, drafti është shqyrtuar nga BE-ja e SHBA-ja dhe është përgatitur në mënyrë që të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Ai poashtu tha se SHBA-ja në vazhdimësi e ka potencuar se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës dhe se nuk duhen kërkuar ndryshime kushtetuese.

“Duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të ketë pushtet ekzekutiv. Nuk duhet të jetë një shtresë tjetër qeverisëse. Duhet të jetë në përputhje me pikëpamjet që i kemi thënë në artikullin e janarit nga këshilltarët Derek Chollet e Gabriel Escobar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se besojnë se se ky draftstatut që i është dhënë Qeverisë së Kosovës plotëson gjitha këto kritere.

“Duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të ketë pushtet ekzekutiv. Nuk duhet të jetë një shtresë tjetër qeverisëse. Duhet të jetë në përputhje me pikëpamjet që i kemi thënë në artikullin e janarit nga këshilltarët Derek Chollet e Gabriel Escobar”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se besojnë se se ky draftstatut që i është dhënë Qeverisë së Kosovës plotëson gjitha këto kritere.

Sipas tij, vetëm një entitet mund të vendos nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës apo jo dhe ai është Gjykata Kushtetuese.

Hovenier ka thënë se ashtu si kryeministri Albin Kurti e tha në Kuvend në shtator, një nga provizionet në këtë draftstatut është se do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese.

“GJithë këto pyetje, komentet e gati histeri për kushtetushmërinë e saj më duket e pavend. Pasi është bërë punë me kujdes për të tdraftuar statusin dhe janë vendosur nene për t’u përkujdesur që një trup në Kosovë që ka aftësinë e autoritetin për të vendosur kushtetutshmëri, gjykata kushtetuese do ntë bëjë këtë para se të hyjë në fuqi”.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë sekret për draftin e Asociacionit, por sipas tij, nganjëherë negociatat diplomatike kërkojnë sekrete kur bëhet fjalë për diçka të ndjeshme, pasi sipas tij, është më e përshtatshme të arrihet mirëkuptimi mes palëve.

“Pavarësisht nëse bëhet fjalë për marrëveshjet në dialog, nëse bëhej fjalë për Rambujen, për negociatat për Ahtisaarin, apo gjëra tjera. Ekziston koha kur i bëhen gjërat publike e kur duhet konfidencialitet. Në një kohë të përshtatshme publiku do ta ketë mundësinë ta vlerësojë drafstatutin. Ajo kohë do të përcaktohet nga një kombinim i përshtatshëm i qeverive dhe Miroslav Lajçakut”, ka thënë ai.

Hovenier shtoi se nuk është vetëm Asociacioni i cili duhet të implementohet, por duhet të zbatohen të gjitha obligimet e marra nga marrëveshja bazë dhe aneksi i zbatimit në Ohër.

“Nëse lexohen deklaratat e kancelarit gjerman, presidentit francez, kryeministres së Italisë, e më duhet të them është e jashtëzakonshme që këta liderë të lartë evropianë po përfshihen direkt në këtë proces për ta ndihmuar Kosovën të ecë përpara në rrugën evropiane, euroatlantike e të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, që është në përfitim të dy vendeve. Ata përdorin fjalët si urgjent, sa më shpejtë të jetë e mundur e gjëra të tilla. Ka urgjencë, ka dëshirë të shihet të ecë para. Është pjesë e bisedave tona me Qeverinë tash. Nuk ka arsye pse Qeveria e Kosovës të mos ecë para me këtë drafstatut. Kryeministri shprehu gatishmërinë e tij për ta pranuar në tërësi vetëm disa javë më parë. Ne jemi duke punuar për të parë të bëhet si element i strategjisë sonë më të gjerë. Nuk është vetëm Asociacioni, e as nuk mund të jetë. Duhet të zbatohen të gjitha obligimet e marra nga Kosova dhe Serbia me Marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit në Ohër. Duam të shohim këtë”, ka deklaruar ai.