Podujevë : Komuna gjobitë biznesin për mashtrim

I shqiptohet gjobë prej 1 mijë euro marketit për mashtrim me çmimin e produktit, tjetër çmim në raftë – tjetër në arkë Inspektorët e tregut para pak ditësh kanë gjobitur një market në rrugën “Skënderbeu” pasi që janë njoftuar nga një qytetar për parregullsi sa i përket mospërputhjes së çmimeve raftë –arkë. Inspektorët e tregut kanë verifikuar marketin në fjalë dhe e kanë gjobitur në vlerë prej 1 mijë euro për mashtrim ndaj konsumatorit. Aksionet e tilla do të vazhdojnë në Komunën e Podujevës, kurse Drejtoria e Inspeksionit fton të gjithë konsumatorët që të vazhdojnë të adresojnë ankesat e tyre, në rastet kur konstatohen parregullsi do të merren masa ndëshkuese në pajtim me ligjet në fuqi për të gjithë shkelësit. Njofton zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim.