Ja kur pritet të përfundoj rruga Podujevë – Prishtinë , sipas Zëvëndesministrit Durmishi

Rruga magjistrale Podujevë – Pirshtinë e cila filloj të ndërtohet vite më parë , sipas Hysen Durmishit zëvëndesministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës , qytetarët duhet të matin dhe vlerësojnë punën e Qeverisë, meqë është projekt i kësaj Qeverie dhe jo projekt i trashëguar.

Në një intervistë për Indeksonline Durmishi tha se ky projekt do të përfundoj gjatë vitit 2024 , deri sa nuk ka dhënë një datë të saktë , per përmbylljen e projektit .

“Projekti në të cilin ka dinamikë më së shumti në zhvillimin e punimeve është ky projekt. Jemi kujdesur t’i përfundojmë të gjitha procedurat e tjera që të mos kemi zvarritje të realizimit të projekteve të tjera. Punimet po ecin me dinamikë shumë të shtuar dhe jam i bindur që gjatë vitit të ardhshëm do të përfundojë komplet ndërtimi i rrugës Prishtinë-Podujevë”, tha ai