Ministrja e Jashtme belge sot do të vizitojë Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës të Belgjikës, Hadja Lahbib sot do ta vizitojë Kosovën.

Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se ajo do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

“Të dy homologet do të zhvillojnë një takim dypalësh në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për media”, thuhet në njoftim.