WiFi falas, Komuna e Podujevës del me një lajm të mirë për qytetarët

Komuna e Podujevës përmes një postimi në rrejtin social Facebook ka njoftuar qytetarët llapjan se duke filluar nga sot , deri pas festave të fundvitit , do të ju ofroj qasje në internet falas, të gjithë qytetarëve

Postimi i plotë 👇

Sheshi i qytetit nga sot e deri pas festave të fundvitit mbulohet me WiFi falas

Njoftojmë qytetarët se nga sot e deri pas festave të fundvitit mund të shfrytëzojnë WiFi falas në sheshin e qytetit, kjo po mundësohet nga Komuna e Podujevës përmes operatorit ekonomik i cili ka bërë dekorimin e qytetit për festat e fundvitit.

19.12.2023, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim “ /RadioVizioni/