Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para rreth një ore në Prizren, ku një burrë dyshohet se ka kryer vetëvrasje. Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima i ka dhënë fund jetës me armë zjarri dhe akoma nuk dihen motivet që e kanë shtyrë të ndjerin drejt këtij akti.
Arma që dyshohet se është përdorur dhe prova të tjera që janë gjetur në vendin e ngjarjes tashmë janë sekuestruar nga zyrtarët policorë
Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Vetëvrasje”.
Lajmin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Prizren.