Dy biznesmenët llapjan, Besim Batatina dhe Bedri Batatina pronarë të bizneseve “Batatina” Sh.p.k dhe “Batatina BB” janë duke u kërkuar nga shteti për bashkëkryerje në veprat penale “shmangie nga tatimi” dhe “prezantim të dokumenteve të rrejshme” bashkë me biznesmenin e arrestuar, Feim Pulaj, pronar i hotelit “Lakeside”. Ata po dyshohen se së bashku kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës me afro tre milionë euro
Në dosjen e prokurorisë të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi kuptohet se dy biznesmenët që janë duke u kërkuar nga Krimet Ekonomike si të përfshirë në rastin e “Lakeside Hotel” janë Besim Batatina dhe Bedri Batatnia.
Sipas dosjes së Prokurorisë të pandehurit,Feim Pulaj, Besim Batatina dhe Bedri Batatina kanë shmangur tatimin e paraparë sipas ATK’së duke mos raportuar tatimin e obliguar, kështu ata kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës me mbi 122 mijë euro,