Dalin shifrat zyrtare: Në Zvicër jetojnë 300 mijë shqiptarë

Tre për qind e popullatës prej 9 milionë banorëve të Zvicrës janë shqiptarë, ka konfirmuar Zyra Federale e Statistikave në Bern. Sipas “Tch”, kjo zyrë ka konfirmuar se 300 mijë banorë të Zvicrës janë shqiptarë, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre janë nga Kosova.

Christoph Freymond nga kjo zyrë ka thënë se numri i shqiptarëve në Zvicër është shtuar dukshëm dhe më shumë se komunitetet tjera.

“Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”, ka thënë Freymond.