Prej sot mbyllet për 15 ditë njëra nga rrugët kryesore në Podujevë 

Njoftojmë qytetarët e Komunës së Podujevës se, duke filluar nga data 25.03.2024 deri më 9.04.2024, prej orës 08:00 deri në orën 17:00, do të mbahet mbyllur për qarkullim të automjeteve një segment i Rrugës “Xhemajl Mustafa” në Podujevë.

Mbyllja e rrugës po bëhet me qëllim të krijimit të kushteve për vazhdimin e punimeve në këtë rrugë dhe realizimin e projektit të ndërtimit të ri të rrugës. Segmenti i rrugës që do të mbyllet për qarkullim të automjeteve është nga Ura e Lumit Llap e deri tek kyqja me rrugën “Afrim Zhitia”.

Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët!