Sigal Prishtina me fitore të rëndësishme në Qipro

Sigal Prishtina ka shënuar fitore të rëndësishme në Ligën Ballkanike në basketboll. Të hënën mbrëma, Prishtina luajti në Qipro ndaj Paybal EKA AEL dhe fitoi me rezultatin e ngushtë, 70:67.

Qipriotët e kishin gjuajtjen e fundit, por nuk realizuan.

Diamond Stone udhëhoqi Prishtinën me 28 pikë e 12 kërcime. Donte Clark i kishte 19 pikë, pesë kërcime e pesë asistime. Derrick Wilson i kishte 12 pikë e tetë kërcime.

Prishtina tani ka bilanc prej pesë fitore e dy humbje. Bilanc të njëjtë ka edhe Peja. AEL-i ka pesë fitore e tri humbje.

Menjëherë të enjten Prishtina luan në Vlorë ndaj Beslidhjes në kuadër të Ligës Unike.