Reperi i njohur, Fero është vazhdimisht i komentuar në media rozë dhe çdo veprim i tij merr vëmendje të madhe.
Ai njihet për karakterin shpërthyese dhe deklaratat e tij bëjnë bujë të madhe teksa reperi nuk i kursen thumbat as për disa prej kolegëve të tij.
Por, rap-artisti nga Gjilani krahas aktivitetit të madh në rrjete sociale dhe punës për projekte të reja, bën edhe një jetë luksoze
Jo rrallë herë autori i hitit “Feromeni” tregon shtëpinë dhe makinat luksoze që posedon.
Edhe së fundmi, Feronit Shabani (emri i plotë) ka treguar se posedon një model të ri të makinës “BMW X6”.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/11/Screenshot_20-8.png)
Përveç nga jashtë, reperi tregoi edhe komoditetin që makina super luksoze ofron nga brenda.
“Tash veç edhe një aeroplan edhe kryhet misioni”, ka shkruar reperi në mbishkrimi.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/11/Screenshot_21-8.png)