Bes Kallaku mori vëmendje të madhe me postimin e tij të fundit në rrjetet sociale.
Komediani i njohur shqiptar u pa në darkë në një tavolinë të mbushur me yje.
I shoqëruar nga aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi, aty ndodheshin edhe Luana Vjollca, çifti Sarah-Pm, Miranda Dupi dhe çifti tjetër simpatik Rita dhe Fidan.
Duke qenë se Besi është bërë pjesë e “Zemër Luana” dhe aty ishte edhe Luana Vjollca padyshim që mendja na shkon se mos këto çifte do të jenë pjesë e programit?
Ndonëse të gjithë kanë postuar pamje nga “darka e yjeve” asnjëri nuk ka dhënë ndonjë detaj se çka i bashkoi.
Luana përmes një postimi paralajmëroi një tjetër episod zjarr por nuk zbuloi nëse takimi me yllin e kinematografisë turke kishte të bënte me programin.
Foto është shpërndarë edhe nga Tolgahan, i cili ka vendosur sipër fotos flamurin e Turqisë, Shqipërisë dhe Kosovës.