Kanë përfunduar tri ndeshjet e sotme në kuadër të javës së 10-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani arriti fitore 2:1 ndaj Malishevës, me Ermal Krasniqin e Zybën që realizuan për vendasit.
Rezultatin e ngushtoi Xhaka, por që Malisheva nuk arriti të merrte pikë nga ky takim.
Llapi në anën tjetër triumfoi ndaj Drenicës me rezultat 3:2.
Kurse, Ferizaj dhe Gjilani u ndan baraz, 1:1, me Gjilanin që arriti barazimin në minutat e fundit të ndeshjes