Parandalohet gjakderdhja/ Policia arreston disa nxënës të armatosur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar para pak çasteve disa nxënës të shkollës së mesme “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë të cilët të armatosur me armë të ftohta ja kishin mësyrë gjimnazit “Xhevdet Doda” për t’i qëruar hesapet me bashkëmoshatarët e tyre.

Policia përmes rrugëve operative ka marr një informacion për rastin dhe në kohë të shpejt ka intervenuar për të parandaluar ndonjë gjakderdhje të mundshme.

Ende nuk dihen arsyet pse ky grup nxënësit të armatosur ishte nisur drejt shkollës tjetër.

Hetuesit e policisë janë duke u marrë me rastin ku kanë konfiskuar disa armë të ftohta dhe të gjithë të arrestuarit ndodhet në stacion të policisë duke u intervistuar.

IndeksOnline ka pyetur policinë përkitazi me këtë ngjarje dhe është në pritje të përgjigjes./IndeksOnline/