Gerhard Rodax, ish-lojtari i Atlético de Madrid , ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në moshën 57-vjeçare.
Sipas disa informacioneve, austriaku mund të kishte kryer vetëvrasje pasi kishte vuajtur nga një sëmundje e rëndë.
Sulmuesi austriak ishte një nga lojtarët më të mirë të skuadrës në sezonin 90/91. Ai erdhi në ekipin madrilen nga Admira duke qenë golashënuesi më i mirë në Evropë me 35 gola në ligën austriake.
Dhjetë gola në 32 paraqitjet e tij, ishte bilanci i Rodax te Atletico. Pas një sezoni të vetë, Rodax u kthye tel Rapid Viena në Austri./Indeksonline/